Ndërlidhjet

Ish-presidenti Xhimi Karter viziton Kubën


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, javën e ardhshme do të vizitojë Kubën.

Ai pritet të takojë presidentin kuban, Raul Kastro, me të cilin do të diskutojë politikat ekonomike dhe mënyrat për pëmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Kubë.

Vizita e Karterit vjen disa ditë pasi drejtësia kubaneze dënoi kontraktorin amerikan, Alan Bruto, me 15 vjet burg “për krime kundër shtetit”. Bruto dyshohet të ketë sjellë pajisje të paligjshme komunikimi në Kubë.
XS
SM
MD
LG