Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez udhëton drejt Indisë


Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, do të udhëtojë drejt Indisë, për të parë gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndërmjet Pakistanit dhe Indisë.

Ndeshja e së mërkurës në qytetin Mohali është loja e parë që përball dy vendet që nga sulmet e 2008-ës në Mumbai. Ato ishin kryer nga militantët pakistanezë ndërsa rezultuan me vrasjen e 160 personave.

Kryeministri Gilani tha se ka pranuar ftesën e homologut indian, Manmohan Sing, për të ndjekur lojën e gjysmëfinales.
XS
SM
MD
LG