Ndërlidhjet

logo-print

Japoni, nivelet e rrezatimit pësojnë rritje


Situata në centralin bërthamor të Fukushimës vazhdon të përkeqësohet. Zyrtarët kanë evakuuar të gjithë punëtorët pas gjetjeve të sasisë së madhe të radioaktivitetit në ujin që ka akumuluar reaktori numër 2.

Kompania Tokio Electric Power tha se rrezatimi kalon për 10 milionë herë limitet e lejuara. Në anën tjetër, autoritetet thonë se niveli i jodit radioaktiv në ujin e detit është rritur për 1,850 herë mbi vlerat normale.

Përfaqësuesi i Agjencisë Bërthamore të Japonisë, Hidehiko Nishijama, ka shprehur optimizëm për zgjidhjen e krizës.

“Niveli i ndotjes më herët ishte 1250 herë më i madh, ndërsa tani është 1850 herë. Do të ishte më mirë sikur të ishte më i ulët. Unë e kuptoj se nuk është mirë të rritet, por megjithatë nuk ka shumë ndryshim, në kuptimin e efektit, mes këtyre dy niveleve”, tha ai.

Në anën tjetër, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se mund të kalojnë javë të tëra deri në stabilizimin e centralit.
XS
SM
MD
LG