Ndërlidhjet

Zanier: Së pari çështjet teknike


Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ka deklaruar se pasi Beogradi dhe Prishtina të merren vesh për çështjet teknike, çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës “do të jetë më pak problematike”.

“Është me rëndësi që problemit t’i qasemi ashtu që ai të mos ndikojë negativisht në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe në marrëdhnëiet ndërmjet Serbisë dhe vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Zanier për mediat serbe.

Ai ka vlerësuar se çështja e veriut të Kosovës “është mjaft e rëndësishme, sepse Prishtina atë e konsideron si çështje të brendshme dhe si të tillë nuk është e gatshme ta diskutojë me Beogradin”.
XS
SM
MD
LG