Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Hoxhaj viziton Kroacinë


Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, udhëton sot në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Hoxhaj do të takohet me presidentin kroat, Ivo Josipoviq, me kryetarin e Kuvendit, Luka Bebiq dhe me zëvendëskryeministrin Petar Çobankoviq.

"Gjatë vizitës dyditore në Kroaci, ministri Hoxhaj do të ketë një takim me komunitetin shqiptar në Zagreb, ndërsa në Akademinë Diplomatike të Kroacisë do të mbajë një ligjëratë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG