Ndërlidhjet

Tiranë: Vetëvritet vajza pasi diagnostikohet me tumor


Një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike dje në qendër të Tiranës, pas një lajmi të keq që mori për shëndetin e saj.

Mediat lokale njoftojnë se 24-vjeçarja kishte shkuar për t’u vizituar në një spital privat pasi ndjente dhimbje të forta koke. Mjekët i kanë thënë se vuante nga një sëmundje e rëndë tumorale.

Në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike, ajo më vonë është hedhur nga kati i pestë i ndërtesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

XS
SM
MD
LG