Ndërlidhjet

Gejts: Nuk synojmë ndërrimin e regjimit në Libi


Qëllmi i ndërhryjes ushtarake në Libi nuk është shkatërrimi i kolonelit Muamer Gadafi, sepse çdo ndryshim i regjimit është vështirë për t’u zbatuar, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts.

“Siç e kemi parë në të kaluarën, ndryshimi i regjimit është një gjë shumë e komplikuar. Nganjëherë merr kohë të gjatë, nganjëherë ndodh më shpejt, por ky kurrë nuk ka qenë synimi ushtarak”, ka thënë Gejts për televizionin ABC, ku së bashku me sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, kanë diskutuar situatën në Libi.

Të dy zyrtarët amerikanë thanë se shumë bashkëpunëtorë kanë nisur të braktisin Gadafin, pas ndërhyrjes së aleancës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG