Ndërlidhjet

Barcelona nuk jep 50 milionë euro për Fabregasin


Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel, ka thënë se klubi nuk do të paguajë 50 milionë euro për kapitenin e Arsenalit, Çesk Fabregas, përkundër dëshirës së trainerit Pepe Guardiola.

"Jemi marrë vesh brenda klubit që të mos paguajmë 50 milionë euro për Fabregasin, edhe pse ai gjendet në listën e trainerit për përforcimet e vitit të ardhshëm", i tha Rosel shtypit spanjoll.

Rosel ka vlerësuar se "çmimet e futbollistëve bien nga viti në vit" dhe se 40 milionë eurot që i ka propozuar Barcelona verën e kaluar, janë shumë e mjaftueshme për Fabregasin.
XS
SM
MD
LG