Ndërlidhjet

Japoni: Qeveria e kritikon operatorin e centralit Fukushima


Qeveria e Japonisë e ka vlerësuar si “absolutisht të papranueshëm” gabimin e leximit të nivelit të rrezatimnit, nga ana e operatorit të centralit atomik, Fukushima, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami.

Zëdhënësi i qeverisë, Jukio Edano, ishte ai që e paraqiti kritikën.

Kjo ndodhi një ditë pasi Kompania e rrymës elektrike në Tokio, njoftoi se uji në central ka arritur nivelin e rrezatimit 10 milionë herë më tepër se niveli normal.

Zyrtarët më vonë thanë se kalkulimi ishte i gabuar, megjithqë niveli i rrezatimit në këtë hapësirë mbetet i rrezikshëm.

Puna për stabilizimin e reaktorëve të dëmtuar në Fukushima është vështirësuar dukshëm pas rrjedhjes së rrezatimit në ajër dhe në Oqeanin Paqësor, me ç’rast janë helmuar fermat prodhuese dhe uji për pije.

Por, sipas zyrtarëve, niveli nuk është aq i lartë, që të paraqes kërcënim të menjëhershëm për njerëzit në rajon.
XS
SM
MD
LG