Ndërlidhjet

Afganistan: Nga eksplodimi i kamionit – 13 të vrarë


Zyrtarët në Afganistan kanë thënë se së paku 13 vetë janë vrarë dhe afro 50 të tjerë janë plagosur, nga eksplodimi i një kamioni në një kompani ndërtimore, në pjesën lindore të këtij vendi.

Agjencia AP thotë se kamioni ishte ngarkuar me eksploziv dhe kishte shpërthyer mbrëmë vonë, në Barmal të provincës Paktika.

Por, agjencia tjetër, AFP, duke e cituar një zyrtar lokal, raporton se ky ishte sulm vetëvrasës me bombë.

Ndër personat e vrarë ka inxhinierë, punëtorë ndërtimorë dhe roje të sigurisë.
XS
SM
MD
LG