Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rrezatimi nga Japonia është zbuluar në Masaçusets


Zyrtarët shëndetësorë në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara, thonë se është zbuluar rrezatimi në ujërat e shiut, me gjasë të madhe, nga stacioni i dëmtuar atomik në Japoni, që nga ky shtet federal i SHBA-vë është i larguar më se 10 mijë kilometra.

Zyrtarët e Masaçusetsit thanë se janë gjetur vetëm gjurmë të izotopeve radioaktive në mostra të ujit të shiut, dhe se nuk pritet ndonjë ndikim në shëndetin e banorëve të këtij rajoni.

Shtetet amerikane, Nevada, Kalifornia, Havai, Kolorado dhe Uashingtoni, të gjitha afër Japonisë, poashtu, kanë raportuar për prani të vogël të rrezatimit nga incidenti i centralit atomik në Fukushima të Japonisë.

Zyrtarët kanë thënë se këto sasi nuk paraqesin rrezik për shëndet.
XS
SM
MD
LG