Ndërlidhjet

Shpërthime në Jemen, dhjetëra të vdekur



Disa shpërthime të fuqishme raportohen në afërsi të një fabrike municioni në qytetin Xhar të Jemenit. Fabrika ishte vënë nën kontrollin e militantëve të grupit Salafistët Xhihadistë.

Shkaqet e incidentit nuk janë të qarta, por dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se fabrika po grabitej kur filluan shpërthimet.

Burimet qeveritare flasin për 40 të vrarë nga ky incident, por numri i viktimave nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG