Ndërlidhjet

Memorandum bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë



Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Oda Ekonomike e Kroacisë kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, që synon forcimin raporteve ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, theksoi se marrëveshja do të ndihmojë dhe studentët kosovarë.

"Ky memorandum i nënshkruar sot i ndihmon dhe studentëve të Republikës së Kosovës, që të vijnë e të bëjnë praktikat në kompanitë e Kroacisë. Kjo do të jetë ndihmë e madhe për të marrë përvoja, të cilat studentët kosovarë mund t'i marrin vetëm këtu", tha Shihini.

Delegacioni kosovar u takua dhe me ish presidentin Stipe Mesiç.
XS
SM
MD
LG