Ndërlidhjet

Libia vendos armëpushim në Misrata



Ministria e Jashtme e Libisë deklaroi se ka vendosur armëpushimin në Misrata. Më herët forcat rebele thanë se kontrollin e Misratës e kanë marrë trupat qeveritare.

"Ministria e Jashtme njofton se njësitë kundër terrorizmit kanë ndaluar zjarrin ndaj grupeve të armatosure terroriste, që kanë terrorizuar njerëzit", tha Ministria e Jashtme.

Rezolutat e OKB-së kërkojnë nga qeveria libiane vendosjen e armëpushimit, për çfarë Tripoli është akuzuar dhe nga kreu i organizatës botërore, Ban ki Mun.
XS
SM
MD
LG