Ndërlidhjet

Shkup:Ish - UÇK, prioritet në fushata


Shqiptarët në Maqedoni disa herë herë kanë protestuar kundër mbajtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në burgjet e Maqedonisë.
Shqiptarët në Maqedoni disa herë herë kanë protestuar kundër mbajtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në burgjet e Maqedonisë.

Statusi i ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, mbetet i pazgjidhur dhe i harruar nga institucionet e shtetit, për t’u kthyer në qendër të vëmendjes në funksion të fushatave zgjedhore nga ana e partive politike, thotë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Besim Hoda.

Ai shpreh shqetësimin për, siç thotë, “nëpërkëmbjen e Marrëveshjes së Ohrit”.

“Realisht, sot ndihemi shumë më shumë të ofenduar, sepse pothuajse nuk është realizuar asgjë nga ideali dhe ajo për çka u nis lufta e vitit 2001 dhe mbi të gjitha, nëse i shtohet dhe ajo që është më e ndjeshme - të gjitha ato familje atdhetare që falën gjakun e më të dashurve të tyre në shërbim të kombit gjatë luftës së vitit 2001, sot, përpos ofendimit moral, në kurrizin e tyre ndiejnë varfërinë dhe pamundësinë për të siguruar bukën e gojës”, thotë Besim Hoda, kryetar i ish-përfaqësuesve të UÇK-së.

Hoda shpreh revoltën e përfaqësuesve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët edhe më tej mbahen edhe në burgjet e Maqedonisë përmes rasteve të montuara politike.

“Ne këtë e shohim si hakmarrje, e cila na bëhet në vazhdimësi kundrejt angazhimit dhe sakrificës së UÇK për t`i kthyer dinjitetin kombit shqiptar në Maqedoni. Dhe, tani dalëngadalë, në mungesë të mbrojtjes institucionale, si pasojë e paaftësisë së subjekteve politike shqiptare, sigurisht se pala tjetër (maqedonase) përfiton nga kjo situatë”,
thekson Hoda.

Ndërkohë, Xhevdet Nasufi, ish-ministër i Drejtësisë, njëherësh dhe njëri nga ekspertët, i cili ishte i inkuadruar në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, thekson se komuniteti ndërkombëtar ka mbajtur llogari të mjaftueshme për risocializimin e kësaj kategorie në shoqëri pas përfundimit të konfliktit të armatosur të viti 2001.

“Edhe pse në fakt statusi i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare normativisht mbeti i parregulluar, assesi nuk mund të themi se ka defekte në dokumentin Kornizë të Ohrit për rregullimin e statusit shoqëror të kësaj kategorie. Pra, është mungesa e vullnetit politik, në radhë të parë nga subjektet politike qeveritare, përfshirë dhe shqiptarët, ata që kanë fuqinë e vendimmarrjes- këtu qëndron arsyeja kryesore e dështimit”
, shprehet Xhevdet Nasufi, ekspert për çështje juridike.

Nasufi thotë se “assesi nuk duhet që fajin e arsyes ta kërkojmë te maqedonasit, arsyeja kryesore për moszgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duhet kërkuar te subjekti politik shqiptar, i cili këtë çështje tejet sensitive e shfrytëzon për marketing politik dhe mjerisht këtu si pengesë paraqitet dhe ajo se një pjesë e UÇK-së nuk e ka vendosmërinë e duhur për të luftuar për këtë të drejtë”.

Tashmë 10 vjet pas përfundimit të konfliktit të vitit 200, statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së mbetet i pazgjidhur, edhe pse shumë herë është diskutuar dhe është paraqitur si prioritet i partive politike shqiptare.

Afati i zgjidhjes së këtij problemi është shtyrë disa herë. Ndërkohë, edhe personalisht, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, janë zotuar se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të mandatit, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
XS
SM
MD
LG