Ndërlidhjet

Zbulohet plutonium në Fukushima



Operatori i centralit bërthamor në Japoni që u godit nga tërmeti dhe cunami tha se është zbuluar plutonium në pesë vende rreth objektit, por nivelet nuk besohet se kërcënojnë shëndetin e njerëzve.

Kompania TEPCO tha se niveli i plutoniumit është i ngjashëm me ato që janë detektuar në vendet fqinje si Kina apo Korea Veriore kur kishin kryer prova bërthamore.

Tërmeti dhe cunami i 11 marsit i prishi sistemet e ftohjes në të gjithë gjashtë reaktorët në centralin Daiçi të Fukushimës.
XS
SM
MD
LG