Ndërlidhjet

Kuçma angazhon avokat amerikan



Ish presidenti i Ukrainës, Leonid Kuçma ka angazhuar një avokat amerikan, i cili do ta mbrojë në procesin gjyqësor ku përballet me akuza për ndërlidhje në vrasjen e një gazetari në vitin 2000.

Amerikani Alan Dershovic iu bashkangjit ekipit mbrojtës të ish liderit ukrainas.

Kuçma u akuzua javën e kaluar për ndërlidhje në vrasjen e gazetarit Heorhi Gongaxe, kritik i ashpër i ish presidentit.

Trupi pa kokë i gazetarit ishte zbuluar në afërsi të Kievit.
XS
SM
MD
LG