Ndërlidhjet

logo-print

Britania e Franca i thonë Gadafit të largohet



Britania dhe Franca i kanë bërë thirrje sundimtarit libian Gadafi që të largohet dhe ta lejojë vendin të lëvizë nga "diktatura e dhunshme" drejt një tranzicioni politik për në demokraci.

Duke theksuar se Gadafi ka humbur çdo legjitimitet ata i bëjnë thirrje mbështetësve të tij të largohen sa nuk është vonë.

Deklarata e Parisit dhe Londrës bëhet në prag të takimit të nesërm për krizën libiane që do të mbahet në kryeqytetin britanik.
XS
SM
MD
LG