Ndërlidhjet

Kan: Japonia në gjendje maksimale gatishmërie


Kryeministri i Japonisë Naoto Kan tha se qeveria e tij mbetet në gjendje maksimale gatishmërie lidhur me krizën në centralin bërthamor të goditur nga tërmeti dhe cunami.

Kan i tha sot një komiteti të parlamentit se situata në impiantin “vazhdon të jetë e paparashikueshme”, dhe se qeveria do ta “trajtojë problemin me shkallë të lartë gatishmërie”.

Përpjekjet për ftohjen e gjashtë reaktorëve në Fukushima vazhdojnë të pengohen nga shkalla e lartë e radioaktivitetit në ajër, ujë dhe tokë për rreth centralit.
XS
SM
MD
LG