Ndërlidhjet

Gortney: Fitoret e opozitës libiane "të parëndësishme"



Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane tha se forcat kundërshtare që e luftojnë liderin e Libisë Moamer Gadafi nuk janë të shumta dhe mirë të organizuara, dhe sukseset e fundit që i kanë shënuar në fushëbetejë kundër forcave mirë të armatosura të Gadafit janë të “parëndësishme”.

Vice admirali Bill Gortney, drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të armatës, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin drejtpërdrejt kryengritësit libianë, por vetëm synojnë të vënë në jetë rezolutën e Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për mbrojtjen e civilëve.

Por Gortney pranoi se rebelët qartazi kanë arritur përfitime ushtarake nga sulmet ajrore të Perëndimit.
XS
SM
MD
LG