Ndërlidhjet

logo-print

Fuqitë botërore do diskutojnë të ardhmen e Libisë



Fuqitë botërore takohen sot në Londër për të diskutuar të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi.

Në takim pritet të marrin pjesë kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Takimi mbahet në kohën kur forcat kryengritëse po përparojnë drejt bastioneve të sundimtarit libian, Moamer Gadafi.

Para takimit, kryeministri britanik Dejvid Kamerun dhe presidenti francez Nikola Sarkozi përsëri i nënë thirrje Gadafit që të lërë pushtetin.

Në konferencën e Londrës pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 35 vende.
XS
SM
MD
LG