Ndërlidhjet

Opozita: Gadafi të gjykohet për krime kundër njerëzimit


Fuqitë botërore takohen sot në Londër për të diskutuar të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi.

Në takim pritet të marrin pjesë kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Takimi mbahet në kohën kur forcat kryengritëse po përparojnë drejt bastioneve të sundimtarit libian, Muamer Gadafi.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar, Shamsidin Abdulmolah, tha se lideri libian duhet të gjykohet për krime kundër njerëzimit dhe nuk duhet t’ofrohet ekzili. Abdulmolah tha se çështja është “e panegociueshme”.

Para takimit në Londër, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi, përsëri i bënë thirrje Gadafit që të lërë pushtetin.

Në konferencën e Londrës pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 35 vende.
XS
SM
MD
LG