Ndërlidhjet

logo-print

Haga kërkon dënim të përjetshëm për Perishiqin


Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga gjykatësi të shqiptojë dënimin e përjetshëm me burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq. Ky i fundit akuzohet se ka "ofruar ndihmë për kryerjen e krimeve në Bosnjë dhe Kroaci, në periudhën 1993-1995".

"Kërkojmë që gjenerai Perishiq të shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe të dënohet me burgim të përjetshëm", tha prokurori Mark Harmon.

Perishiq është ngarkuar me 13 akuza për ndihmë dhe pjesëmarrje në vrasje, veprime çnjerëzore dhe sulme kundër civilëve joserbë në Sarajevë, Zagreb dhe Srebrenicë.

Prokurori Harmon tha se veprimi i Perishiqit "ishte kriminal", sepse ai "ka ndihmuar dhe mbështetur autorët e krimit".
XS
SM
MD
LG