Ndërlidhjet

BE respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese


Bashkimi Evropian e respekton vendimin e gjykatës më të lartë të Kosovës, e cila ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli.

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta studiojmë aktgjykimin sapo të publikohet. Presim që të gjitha palët të punojnë për një zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave të brendshme”, thuhet në komunikatën e përbashkët të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe të komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.

Me shumicë votash, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të hënën se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës ishte jokushtetuese.
XS
SM
MD
LG