Ndërlidhjet

logo-print

Londër, nisin diskutimet për Libinë


Delegatë të 40 vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare janë mbledhur në Londër, për të diskutuar të ardhmën e Libisë, derisa vazhdojnë luftimet midis kryengritësve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit.

Fuqitë botërore do të diskutojnë të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, janë në mesin e pjesëmarrësve.

Këshilli Kombëtar i rebelëve nuk është ftuar në bisedime, ndërsa i dërguari i tij, Mahmud Xhibril, ka takuar sekretaren Klinton në margjinat e takimit. Xhibril ka premtuar “zgjedhje të lira dhe të ndershme” pasi Gadafi të largohet nga pushteti.

Një konferencë për media pritet të mbahet pas takimit.
XS
SM
MD
LG