Ndërlidhjet

Klinton: Sulmet do të vazhdojnë deri në tërheqjen e Gadafit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se sulmet e koalicionit ushtarak në Libi do të vazhdojnë derisa Gadafi të ndalojë goditjet ndaj civilëve dhe të tërheqë prapa forcat e tij.

Klinton i bëri këto komente në konferencën ndërkombëtare për Libinë, e cila po zhvillon punimet në Londër.

Kryediplomatja amerikane tha se bashkësia ndërkombëtare do të punojë për të rritur presionin, që do t'ia bënte të qartë Gadafit se "ai duhet të shkojë".
XS
SM
MD
LG