Ndërlidhjet

Irak, 10 të vrarë nga sulmi


Të paktën 10 njerëz, përfshirë policë dhe civilë, kanë humbur jetën nga sulmi i personave të armatosur në selinë e këshillit krahinor të qytetit Tikrit.

Autoritetet irakiane të sigurisë thonë se sulmuesit kanë përdorur makina bombë, rripa shpërthyes dhe granata dore, ndërsa kanë mbajtur peng njerëzit.

Trupat qeveritare janë përpjekur të hyjnë në ndërtesë për të liruar pengjet.
XS
SM
MD
LG