Ndërlidhjet

Tiranë, dështon tryeza e partive


Partitë politike shqiptare nuk kanë arritur të bien dakord mbi nënshkrimin e një draft-marrëveshjeje në lidhje me zgjedhjet e 8 majit, të propozuar nga Partia Demokratike.

Mazhoranca nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e Partisë Socialiste, me arsyetimin se ato nuk janë pjesë e dokumentit të propozuar.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka vendosur për ditën e nesërme që të nënshkruhet draft-marrëveshja, për t’u lënë kohë palëve për t’u menduar.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga homologu i tij i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka thënë se nëse nuk bihet dakord për propozimet e partisë së tij, "është e kotë të zhvillohet një takim ditën e nesërme".
XS
SM
MD
LG