Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: Serbia të realizojë reformat


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, tha se Serbia duhet uregjentisht të realizojë reformat, nëse do që gjatë këtij viti të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Duke folur para ligjvënësve në Beograd, Fyle tha se “procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është një udhëtim i lehtë, porse 2011-ta është është viti i mundësive për politikën e zgjerimit për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e për Serbinë në veçanti”.

Fyle tha se Beogradi duhet të bëjë progres në reformat gjyqësore, të bëjë ndryshime në ligjet zgjedhore, të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, të rrisë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të sigurojë legjislacion të qartë për një mjedis biznesi të sigurt.

Komisionari evropian gjithashtu ka shfaqur shpresën se bisedimet mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës “së shpejti” do të rezultojnë me hapa pozitivë.
XS
SM
MD
LG