Ndërlidhjet

SHBA: Obama beson se Gadafi do të largohet


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se beson se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, “përfundimisht” do të largohet nën presionin intensiv ndërkombëtar.

Në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, zoti Obama, poashtu, tha se nuk e përjashton armatimin e kryengritësve, derisa ata po përpiqen të arrijnë përfitime territoriale dhe përmbysjen e Gadafit.

Njëherësh, një anije e marinës së Shteteve të Bashkuara, ka hedhur 22 raketa Tomahauk në një depo të armatimit në periferi të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.
XS
SM
MD
LG