Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet më tepër progres në reforma në Siri


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Siria që të bëjë më tepër progres në reformat politike.

Lidhur me këtë çështje është shprehur sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton:

“Ne mbështesim implementimin me kohë të reformave, që i plotësojnë kërkesat e sirianëve, që po ia paraqesin qeverisë së tyre, siç është edhe eleminimi i menjëhershëm i ligjeve për gjendjen e jashtëzakonshme në Siri”, tha Hillari Klinton, mbrëmë në Londër.

Pritet që presidenti Bashar al-Asad, së shpejti do ta shpallë tërheqjen e ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, që është në fuqi tash e 48 vjet.
XS
SM
MD
LG