Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmi në Tikrit – së paku 58 të vrarë


Zyrtarët irakianë thonë se numri i të vrarëve në krizën me personat e zënë peng, në një ndërtesë të qeverisjes lokale në qytetin verior, Tikrit, ka arritur në së paku 58.

Ndër të vrarë janë edhe tre ligjvënës.

Në krizën disa orëshe, e cila përfundoi me ndërhyrjen e forcave të sigurisë së Irakut, janë plagosur së paku 100 vetë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se sulmuesit kishin përdorë makina me bomba, jelekë me materje eksploduese dhe granata dore, derisa kishin depërtuar në ndërtesën e qeverisjes lokale dhe i kishin zënë peng njerëzit në ndërtesë.

Zyrtarët irakianë e fajësojnë al-Kaidën në Irak për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG