Ndërlidhjet

Serbët ndërprejnë kontaktet me EULEX-in


Policia e EULEX-it
Policia e EULEX-it
Serbët në veri të Mitrovicës thonë se kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me misionin e Bashkimit Evropian. Ata fajësojnë EULEX-in për, siç thonë, mbështetjen e autoriteteve shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët.

Në një vendim të miratuar, përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.

Mitrovicë
Kërstimir Pantiq, udhëheqës i pushtetit paralel serb në Mitrovicë, tha se këshilltarët e komunave serbe, me shumicë votash, kanë miratuar vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe komunikimit me misionin e EULEX-it.

“Mendoj se ky vendim u mor pas aktiviteteve të KFOR-it rreth transportit të Pacollit dhe pastaj me përcjelljen e trafikut rajonal që i bëri EULEX-i. Ky mision madje i dha mbështetje".

"Në një moment, më duket që edhe KFOR-i dhe EULEX-i i mbajnë anën Prishtinës. Çka nënkupton udhëtimi i Pacollit me helikopter dhe vetë ardhja e tij në pikat kufitare 1 dhe 31? Çka ka kërkuar ai atje? A ka pasur ndonjë takim me ndonjë delegacion tjetër?”,
u shpreh Pantiq.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rishqyrtojë vendimet e tij, kur është fjala për veriun.

Për këtë vendim kanë votuar edhe anëtaret e G17-ës dhe anëtarët e iniciativës qytetare, Oliver Ivanoviq. T'ju them të drejtën, ne në këtë moment duhet të jemi të bashkaur dhe ky është një fakt që ne duhet të veprojmë së bashku”.

“Në këtë monent, këshilltarët në kuvend konsiderojnë se duhet t'ia tërheqin vërejtjen komunitetit ndërkombëtar, kur është në pyetje sjellja e tij në veri”,
tha Pantiq.

Kreu i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, përmendi disa arsye të tjera pse kanë ndërprerë bashkëpunimin me misionin e EULEX-it.

Ai madje paralajmëroi edhe pjesëtarët e KFOR-it që të kenë kujdes në sjelljet e tyre. Në të kundertën, ai tha se edhe me ta mund të mos bashkëpunojnë.

Këto përfundime kanë të bëjnë me aktivitetet e OJQ-ve të caktuara, që duan me forcë të ndryshojnë realitetin në terren, promovimin e të ashtuquajturit ekip përgatitor, i cili duhet të përgatisë zgjedhjet për komunen shqiptare në veriun e Mitrovicës”.
Sjellja e KFOR-it ka dalë nga korniza e mandatit të tij dhe publikisht, në mënyrë të fuqishme, ai i mbështet institucionet shqiptare.

“Sjellja e KFOR-it ka dalë nga korniza e mandatit të tij dhe publikisht, në mënyrë të fuqishme, ai i mbështet institucionet shqiptare. KFOR-i po e formon dhe pajis FSK-në, e cila do të rritet në një ushtri të Kosovës. Ne sot duhet ta paralajmërojmë edhe KFOR-in, se nëse ai vazhdon kështu, do ta ndërpresim bashkëpunimin edhe me të”,
tha Nedelkoviq.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e fundit të disa përfaqësuesve të serbëve të veriut nuk do të ndikojnë në punën e EULEX-it.

“EULEX-i mbetet i përkushtuar në përmirësimin e sundimit të ligjit në mbarë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun. Misioni nuk do të zmbrapset në arritjen e këtij qëllimi”, theksoi Krasniqi.

Sido që të jetë, vendimi i serbëve vlerësohet të jetë një pengesë në përpjekjet ndërkombëtare për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.
XS
SM
MD
LG