Ndërlidhjet

logo-print

Obama s’e përjashton mundësinë e armatimit të rebelëve libianë


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Uashingtoni nuk e ka përjashtuar mundësinë e armatosjes së rebelëve në Libi.

“Nuk e përjashtoj si mundësi, por as nuk po e përfshij si të tillë. Ne ende jemi duke bërë vlerësimet për ato që po bëjnë forcat e Gadafit”, ka thënë presidenti amerikan për televizionin NBC.

Obama shprehu bindjen se “Gadafi në fund të fundit do të tërhiqet nga pushteti nën presionin ndërkombëtar”.

Të martën, aleatët perëndimorë janë dakorduar për ngritjen e një grupi të kontaktit, i cili do të udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Libisë.
XS
SM
MD
LG