Ndërlidhjet

Indonezia vlerëson arrestimin e Patekut


Zyrtarët e sigurisë në Xhakarta kanë vlerësuar lart arrestimin e të dyshuarit më të kërkuar për terrorizëm në Indonezi. Operuesi i Al-Kaidës, Umar Patek, fajësohet për sulmet në Bali, në vitin 2002.

Autoritetet thonë se Patek mund të japë informacione të vlefshme në lidhje me rrjetet militante në rajon dhe komplotet eventuale në të ardhmen.

Dyzetvjeçari mendohet të ketë shërbyer si komandant në terren i Al-Kaidës. Ai gjithashtu dyshohet për të paktën dy shpërthime të tjetra vetëvrasëse në Xhakaratë, në vitin 2003, përkatësisht 2009.
XS
SM
MD
LG