Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit rimarrin Ras Lanufin


Raportet nga Libia flasin për largimin e luftëtarëve rebelë nga Ras Lanufi, pasi trupat e Muamer Gadafit ripushtuan qytetin strategjik të rafinerisë së naftës me tanke dhe artileri.

Një korrespondent i AFP-së tha se kryengritësit e opozitës janë larguar nga pozicionet e tyre drejt qytetit Ukajka, rreth 20 kilometra në lindje të Ras Lanufit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Uashingtoni nuk e ka përjashtuar mundësinë e armatosjes së rebelëve.

“Nuk e përjashtoj si mundësi, por as nuk po e përfshij si të tillë. Ne ende jemi duke bërë vlerësimet për ato që po bëjnë forcat e Gadafit”, ka thënë presidenti amerikan për televizionin NBC.

Obama ka shprehur bindjen se “Gadafi në fund të fundit do të tërhiqet nga pushteti nën presionin ndërkombëtar”.
XS
SM
MD
LG