Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Opozita heq dorë nga kërkesat


Kryetari i Lidhjes Social-demokrate, Branko Cërvenkovski, ka hequr dorë nga të gjitha kushtet që i kishte parashtruar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Miratoni çfarëdo qoftë kodi zgjedhor, bëni çfarë të doni me kodin zgjedhor, harxhoni sa të doni para buxhetore për reklamin. Lidhja Social-demokrate do të marrë pjesë në zgjedhje dhe me ndihmën e popullit do t’ju mund”, ka deklaruar Cërvenkovski.

Prononcimi i tij erdhi pasi kryeministri Gruevski, ditë më parë, i quajti të palogjikshme dhe joligjore kërkesat e LSDM-së.

Për të premtën, Parlamenti ka caktuar seancën për miratimin e kodit zgjedhor, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e paraqitjes së iniciativës për shërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG