Ndërlidhjet

Kreu i Sirisë fajëson komplotistët


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka fajësuar “komplotistët” për valën e protestave antiqeveritare, të cilët, sipas tij, po përpiqen të shkatërrojnë vendin.

Në adresimin e parë drejtuar kombit që nga shpërthimi i dhunës dy javë më parë, al-Asad tha se forcave të sigurisë u janë dhënë udhëzime të qarta për të mos lënduar qytetarët gjatë protestave.

Kreu sirian, i cili pritej të kumtojë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, të vendosur 48 vjet më parë, ka përfunduar fjalimin pa ndonjë njoftim.

Fjalimi i al-Asadit vjen pas thirrjeve të Uashingtonit drejtuar Damaskut për të bërë më shumë në realizimin e reformave politike.

Të martën, kryeministri Muhamed Naji Otri ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë së tij.

Presidenti aktual ka marrë pushtetin nga i ati dhe sundon Libinë që nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG