Ndërlidhjet

Bahrein: Lideri shiit kundërshton ndërhyrjen nga jashtë



Udhëheqësi i opozitës në Bahrein, Sheik Ali Salman, i ka bërë thirrje Iranit që të mos përzihet në punët e brendshme të vendit.

Salman poashtu kërkoi tërheqjen e të gjitha trupave të huaja të stacionuara në Bahrein, dhe paralajmëroi se mbretëria po kthehet në një "zonë konflikti" ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit.

Rreth 1.500 trupa nga Arabia Saudite dhe vendet tjera të Gjirit hynë në Bahrein para dy javësh me ftesë të monarkut sunit për të përballuar protestat e shumicës shiite.
XS
SM
MD
LG