Ndërlidhjet

Japoni: Rrezatimi në ujin e detit 4.385 herë më i lartë



Nivelet e jodinit radioaktiv të gjetura në ujin e detit afër centralit bërthamor të Fukushimës janë 4.385 herë më të larta se kufijtë e lejuar.

Drejtori i agjencisë për sigurinë bërthamore dhe industriale Hidehiko Nishijama tha se ky nivel është më i larti që nga fillimi i krizës bërthamore në centralin Daiçi, i cili u godit nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
XS
SM
MD
LG