Ndërlidhjet

Rebelët libianë tërhiqen, ministri i jashtëm dezerton



Ministri i Jashtëm i Libisë, Musa Kusa ndodhet në Britani dhe "nuk është më i gatshëm" të punojë për regjimin e liderit Moamer Gadafi.

Zyra e jashtme britanike tha se ai mbërriti në aeroportin afër Londrës të mërkurën.

Raportohet se ai ka biseduar disa orë me zyrtarët britanikë.

Dezertimi i tij vjen në kohën kur kryengritësit në Libi po tërhiqen nga bastionet që i mbanin përgjatë brigjeve lindore pas avancimit të trupave besnike të Gadafit., teksa fuqitë botërore po e konsiderojnë armatimin e forcave rebele.

Besnikët e Gadafit të mbështetur nga tanket dhe artileria arritën në paralagjet e qytetit Axhdabia, 160 km në lindje të Bengazit, pasi i ripushtuan qytetet Ras Lanuf, Ukajla dhe Brega.

Kundërofenziva e fundit e Gadafit erdhi një ditë pasi kryengritësit avancuan 100 km në lindje të qytetit Sirte, vendlindjen e udhëheqësit libian.

Në perëndim të vendit, besnikët e Gadafit ende e mbajnë të rrethuar qytetin Misrata.

Ndërkohë, SHBA dhe Britania nuk e përjashtuan mundësinë e armatosjes së kryengritësve.
XS
SM
MD
LG