Ndërlidhjet

SHBA: Ligjvënësit kërkojnë të mbështetet opozita siriane



Ligjvënësit në SHBA thanë se presidenti Barak Obama duhet të mbështesë opozitën e presidentit të Sirisië, Bashar al-Asad.

Senatori republikan Xhon MekKejn dhe senatori i pavarur Xhozef Liberman thanë se është koha të mbështeten protestuesit kundër sundimit të Asadit.

MekKejn, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat, dhe Liberman, kryetar i Komitetit për Sigurinë e Atdheut, thanë se Uashingtoni "duhet të flasë qartë dhe me zë të lartë" kundër regjimit të Asadit.

Presidenti i Sirisë dje i akuzoi "komplotuesit" për trazirat në vendin e tij.
XS
SM
MD
LG