Ndërlidhjet

logo-print

Hamasi urdhëron ekzekutimin e 'bashkëpunëtorit' të Izraelit



Një gjykatë ushtarake në Gaza i ka dënuar me vdekje një burrë ndërsa një tjetër me punë të detyruar për shkak të bashkëpunimit me Izraelin.

Ministria e brendshme e Hamasit tha se njëri do të varet "për tradhëti dhe komplotim të vrasjes".

Ministria e identifikoi të dënuarin si banor të Rripit të Gazës.

Njeriu tjetër u dënua me 15 vjet punë të detyrueshme.
XS
SM
MD
LG