Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Asad nuk tha asgjë për reforma


Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër fjalimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad për shkak se dështoi t'i adresojë reformat e kërkuara nga protestuesit anti-qeveritarë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, tha se fjalimit të Asadit i mungonte substanca.

Në fjalimin e shumëpritur, Asad i akuzoi "armniqtë" e vendit të tij për protestat e papara dy javore që kanë përshirë Sirinë.

Ai nuk përmendi as kurrfarë heqje të gjendjes emergjente, siç pritnin disa.

Disa orë më vonë, u raportua për protestat dhe të shtëna armësh në qytetin port Latakia.

Ndërkohë, dy ligjvënës në SHBA thanë se presidenti Barak Obama duhet të mbështesë opozitën e presidentit të Sirisië, Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG