Ndërlidhjet

logo-print

NATO e mori komandën e operacioneve mbi Libi



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca sot e mori komandën e të gjitha operacioneve ajrore mbi.

Misioni përfshin imponimin e zonës së ndalim fluturimeve, embargon e armëve për Libinë, dhe mbrojtjen e civilëve nga sulmet e trupave të Moamer Gadafit.

Sulmet ajrore në Libi ishin nën komandën e forcave amerikane, britanike dhe franceze.

Misioni i koduar si "Operacioni Mbrojtësi i Unifikuar", drejtohet nga komanda rajonale e NATO-s në Napoli nga gjeneral lejtnanti kanadez, Çarls Bushard.
XS
SM
MD
LG