Ndërlidhjet

Pakistan: 10 të vrarë nga bomba



Të paktën dhjetë persona e humbën jetën nga bomba e vendosur në rrugë, që shpërtheu gjatë kalimit të autokolonës me një politikan të njohur islamist në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi ndodhi në distriktin Harsada në rajonin fisnor Khyber, kur udhëheqësi i partisë Xhama Islamia, Maulana Fazal Rehman, po kalonte me autokolonën.

Raportohet se ai ka shpëtuar pa pasoja.
XS
SM
MD
LG