Ndërlidhjet

BH-ja pezullohet nga garat ndërkombëtare?



Një apel i përbashkët nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Bosnjës i është drejtuar FIFA-s dhe UEFA-s, që të mos e zbatojnë kërëcënimin për të ndaluar pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të futbollit të BH-së që të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Pezullimi i Bosnjës nga ndeshjet ndërkombëtare vjen pasi federata boshnjake nuk ka respektuar kërkesën për të njehsuar presidencën, e cila aktualisht përbëhet nga një treshe kroat, boshnjak dhe serb. Republika Serbe këmbëngul që federata duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit.

Zëdhënësi i UEFA-s tha se "presim më shumë informacione, por pezullimi do të hyjë në fuqi automatikisht duke filuar nga 1 prilli".
XS
SM
MD
LG