Ndërlidhjet

logo-print

NATO-ja kundër armatimit të rebelëve libianë



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se Aleanca nuk mbështet sugjerimet e SHBA-ve dhe Britanisë se mandati i OKB-së lejon armatimin e rebelëve në Libi.

Rasmusen përsëriti se mandati i NATO-s është mbrojtja e civilëve nga sulmet e forcave të Gadafit.

"Sa i përket NATO-s ne do të zbatojmë plotësisht rezolutën e KS-së së OKB-së, e cila parasheh vendosjen e embargos së armëve dhe të mbrojë popullin libian, jo t'i armatosë ata", tha Rasmusen.

Rebelët libianë janë tërhequr nga qytetet e marra rrishtasi nën kontroll në bregun lindor.
XS
SM
MD
LG