Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kërkon respektimin e Kushtetueses



Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit.

"Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim politik dhe moral që të respektojne të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës... Ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikë së Kosovës", thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Ambasada ia kujton të gjithë faktorëve politikë se Kosova nuk mund t'ia lejojë vetes këtë paralizë institucionale.
XS
SM
MD
LG