Ndërlidhjet

SHBA-ja kërkon respektimin e Kushtetueses

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit.

“Është me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori”
, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ambasada.

Ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në komunikatë ritheksohet paragrafi i 83-të i mendimit të Gjykatës se... “Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim ndaj njerëzve të Kosovës që i zgjodhën ata.”

Ambasada e SHBA-ve beson se “ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje dhe ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës”

“Kosova gjendet në një çast kritik në historinë e saj të re dhe nuk mund t’ia lejojë vetes këtë lloj të paralizës institucionale dhe politike që do të vinte si rezultat i dështimit të deputetëve, të cilët kërkuan këtë mendim, për ta respektuar aktgjykimin e Gjykatës për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe politike për vendin dhe popullin e Kosovës”
, thuhet në fund të komunikatës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ambasada ua kujton të gjithë faktorëve politikë se Kosova nuk mund t'ia lejojë vetes këtë paralizë institucionale.(a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG